Koronavirusi ka alarmuar edhe skuadrën e Ferrarit. Skuadra nga Maranelo ka marrë masat e para për të menaxhuar situatën me virusin që ka përfshirë edhe Italinë, ku zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por gjithashtu edhe në Emilia-Romanja, aty ku ndodhet selia e “Kokëkuqes”, rezultojnë 9 të infektuar.

Për këtë arsye Ferrari ka vendosur që të mbyllë muzetë në Maranelo dhe Modena. Gjithashtu skuadra ka vendosur që t’ua ndalojë hyrjen në fabrikë të gjithë personave që vijnë nga rajonet më të prekura me Koronavirus.

Kështu, pas futbollit që mori masat e para duke anuluar disa ndeshje dhe duke vendosur për luajtjen pa tifozë, edhe automobilizmi ka marrë masat ndaj virusit vdekjeprurës.

Për sa i përket kampionatit të Formulës 1, ai do të startojë më 15 mars me Çmimin e Madh të Australisë.