Koronavirusi/ Dortmundi merr vendimin e fundit dhe refuzon të udhëtojë në…

04/03/2020 - 14:57

Borusia e Dortmundit nuk do të marrë pjesë në turin aziatik të planifikuar në verë.

Skuadra gjermane ka refuzuar të udhëtojë në kontinentin e largët për shkak të Koronavirusit, i cili ka prekur shumë shtetas në mbarë botën, por më të shumtët janë pikërisht në Azi.

“Na vjen keq, por nuk do të jemi aty”, tha Karsten Kramer, drejtori për aktivitetet e verdhezinjve. "Nuk mund të rrezikojmë jetën e futbollistëve tanë dhe familjarëve të tyre. Na vjen keq sepse e dimë që në Azi tifozët tanë mezi na presin. Por duhet të tregohemi të përgjegjshëm dhe të mendojmë në radhë të parë për shëndetin tonë”.

Borusia kishte planifikuar të udhëtonte në Kinë gjatë muajit korrik, po duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Atletika dhe sporti italian në zi për Donato Sabian, viktima e radhës e koronavirusit.

Qytetarët italianë po mësohen që të njohin të ashutuquajturën “faza 2”, pra periudhën që do t’i hapë rrugë rikthimit të normalitetit pas

Premier Liga po mendon që të mbyllë kampionatin e këtij viti pa kthyer lojtarët në stërvitje e në fushën e lojës, duke ndjekur shembullin

Ditë të bardha për ish-futbollistin e famshëm Brazilian, Rinaldinho, i cili ka lënë ambientet e burgut të kryeqytetit të Paraguait, Asunc

Gjysma e ekipit të Teutës vazhdon normalisht stërvitjen në stadiumin “Niko Dovana”, teksa bëhet fjalë kryesisht për ata lojtarë që jetojn

Klubi gjerman i Verder Bremer, ku aktivizohet ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë, për t’u stërv

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, që prej kohësh është përfolur se ka arritur marrëveshjen me Atletico Madridin, duket se është i destin

Sugjerimi se Lionel Messi mund të transferohet tek Interi zgjati vetëm disa orë.