Republika Çeke bëhet shteti i parë europian që ndërpret kampionatin për shkak të shtimit të madh të rasteve me të prekur nga Covid-19.

Ky vendim drastik shqetëson jo pak edhe UEFA pasi 3 ekipe çeke marrin pjesë në Europa Ligë: Liberec, Slavia dhe Sparata Praga. Për momentin, të 3 ekipeve i është dhënë e drejta për të luajtur në Europa Ligë, të paktën për takimet e para në fazën e grupeve.

Pjesa tjetër e ndeshjeve mbetet për t’u rivlerësuar. Në stadium për ndeshjet në program, nuk do të jenë të pranishëm asnjë tifoz përveç 350 personave, ku përfshihen organizatorët e takimeve, pjesëtarë të stafeve etj.