Kosova do të përfitojë 1.5 milionë euro nga suksesi në Ligën D, ku e mbylli e para e grupit. Dardanët fituan me poker golash ndaj Azerbajxhanit në “Fadil Vokrri” dhe janë ngjitur në Ligën C.

Federata e Futbollit e Kosovës do të fitojë 750 mijë euro nga UEFA, bazuar në rregulloren sa i përket shpërblimeve financiare të përcaktuara.

Por, Kosova do të marrë edhe 750 mijë euro të tjera nga institucioni numër 1 i futbollit për pjesëmarrje në këtë garë. Suksesi i dardanëve ka bërë që shumë media të flasin për të.

Por shumë interes ka ngjallur një postim i kompanisë së basteve Bet365, që ka renditur disa prej kombëtareve më të mëdha të Evropës që dështuan në grupe, ndërkohë që Kosova ia doli. Dhe ky është një detaj mjaft interesant.