Koulibaly drejt PSG-së, blen shtëpi me vlerë 4 milionë euro në Paris

27/02/2020 - 13:38

Nuk ka më asnjë dyshim, Kalidou Koulibaly do të luajë në radhët e PSG-së duke filluar nga sezoni i ardhshëm. E vërteton këtë lëvizja që ka bërë së fundmi mbrojtësi i Napolit, i cili konsiderohet trashëgimtari i Thiago Silvas te kampionët e Francës (brazilianit i përfundon kontrata më 30 qershor).

Mësohet se 28-vjeçari ka blerë një shtëpi me vlerë 4 milionë euro në kryeqytet, çka do të thotë se e ka arritur tashmë marrëveshjen me skuadrën pariziene, edhe pse duhet të kalojnë disa muaj që të hapet merkatoja e verës.

Nga detajet që jep “Le Parisien”, mbrojtësi senegalez ka prenotuar një apartament me sipërfaqe 220 metra katrorë e që vlerësohet plot 4 milionë euro. Në fakt, apartamenti në fjalë është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë brenda pak muajsh.

Nga ana e tij, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e vlerëson kartonin e futbollistit 75 milionë euro, shumë kjo e madhe edhe për një klub të pasur si PSG.Në gjurmët e Koulibaly është vënë prej kohësh edhe Manchester City, një pistë tashmë e rënë, nëse merret në konsideratë fakti që kampionët në fuqi të Anglisë janë përjashtuar nga kompeticionet europiane për dy sezonet e ardhshme.

Sipas të gjitha gjasave, gjiganti senegalez po luan sezonin e fundit nën hijen e Vezuvit, ku muajt e fundit ka shfaqur probleme të vazhdueshme fizike, aq sa është aktivizuar në vetëm një takim që nga mesi i muajit dhjetor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vazhdojnë të shtohen rastet e mjekëve që besojnë se ndeshjet e UEFA Champions League në muajin mars ishin si “bomba shpërthyese” për përh

Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës, çdo ditë, me përjashtim të fundjavës i sheh që të stërviten sipas një plani që ka caktuar trajn

Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztw nw Olimpiadwn “Londër 2012”, u arrestua për

Pesëmbëdhjetë tifozë të Indipendiente Medelin, që kishin shkuar në Argjentinë për të ndjekur ndeshjen e 11 marsit kundër Boka Juniorsit t

Izolimi i godet të gjithë, të pasur të varfër, të famshëm e të panjohur, të bukur apo jo të bukur qofshin.

Për dy vite me radhë, Milani provoi të afrojë mesfushorin kroat Ivan Rakitic, por për arsye të ndryshme negociatat me Barcelonën dështuan

Avioni privat i Lionel Mesit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Brukselit “Zavantem” mëngjesin e sotëm për shkak

Antonio Conte dhe drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, po përgatiten për 4-5 përforci