Kreu i PSG, nën akuzë për korrupsion

24/05/2019 - 16:57

Presidenti i Paris Saint Germainit, Al Khelaifi është në telashe. Gjykatësi Van Ruymbeke e ka vendosur atë në radhët e të pandehurve me akuzën e korrupsionit aktiv në procesin e dhënies së të drejtës së organizimit të Katarit për Botërorin e Atletikës.

Sipas asaj që publikohet në median franceze, Al Khelaifi tentoi të paguajë 3.5 milionë Dollarë ose 3.1 milionë Euro për llogari të ish presidentit të Federatës ndërkombëtare të Atletikës, Lamine Diack me synimin që Doha të fitonte të drejtën e organizimit të këtij botërori në vitin 2017, por në fund IAAF vendosi që botërori i atletikës së atij viti të mbahej në Londër, ndërkohë që Doha do ta presë evenimentin këtë vit në 27 shtator deri në 6 tetor.

Al Khelaifi reagoi nëpërmjet avokatit të tij, Francis Szpiner që në mënyrë të vullnetshme u paraqit në Gjykatë në 20 maj duke deklaruar se informacionet janë të pasakta dhe se akuzat janë të pabaza duke krijuar konfuzion.

Kjo është hera e dytë që Al Khelaifi akuzohet për korrupsion. Në vitin 2017, presidenti i Paris Saint Germainit është akuzuar nga drejtësia bashkë me ish sekretarin e përgjithshëm të FIFA, Jerome Valke për parregullsi në dhënien e të drejtave televizive në favor të platformës Bein Sports në Azi të botërorëve 2026 dhe 2030.Procesi gjyqësor për këtë çështje është ende i hapur dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një incident i rëndë u regjistrua në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vje

Iu bashkua Teutës në muajin janari, si një nga afrimet më të bujshme, por eksperienca e Armando Vajushit me bregdetarët zgjati vetëm pak

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të

Ende pa e bërë prezantimin e tij, media italiane jep detaje se Mauricio Sarri ka pranuar Juventusin, por ndërkohë ka bërë vetëm dy kërkes

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.

Mohamed Salah ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Realit të Madridit dhe Juventusit këtë verë, por ai do të marrë në konsideratë të ard

Bledi Shkëmbi është i lumtur që pas një sezoni të suksesshëm në krye të Teutës u shpërblye nga drejtuesit me rinovim të kontratës.Trajner

Argjentina pësoi një humbje shokuese në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, teksa u mposht nga Kolumbia me rezultatin 2-0.