Skuadra e njohur franceze, Bordo është duke u përballur me një situatë të vështirë ekonomike, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Të ndodhur në këtë situatë, pronarët aktualë të klubit kanë vendosur të nxjerrin në shitje klubin. Borxhet kapin shifrën e 80 milionë eurove dhe pronarët aktualë duket se e kanë të vështirë për ta përballuar këtë.  Sipas asaj që raporton “France Football”, klubi tashmë është nxjerrë në shitje dhe po kërkohen blerës.

Pronarët aktualë amerikanë, “King Street”, e kanë blerë klubin e Bordosë në vitin 2018, me skuadrën që në drejtimin e tyre ka zhgënjyer totalisht, pasi në 2 vite janë renditur njëherë në vendin e 14-të dhe njëherë në vendin e 12-të, arritje dëshpëruese, pasi në të kaluarën jemi mësuar që Bordonë ta shikojmë gjithmonë në Europa Ligë thuajse çdo vit, por edhe në Champions.