Kroacia propozim fantastik fotografit Yuri Cortez, e fton për pushime

20/07/2018 - 17:08

Vërtetë që Kroacia nuk mundi ta fitonte Kupën e Kupës, por disa momente kanë mbetur të fiksuar gjithmonë në memorien e tifozëve. Një prej tyre është goli i Mandzukic në ndeshjen me Anglinë, që i dërgoi në finale, kur ishin pranë penalltive.

Gëzimi për golin ishte i jashtëzakonshëm dhe imazhet e festës kroate bënë xhiron e botës. Truku i atyre fotove nuk është aq shumë te objektivi: por te zoom ... sepse ato fotografi janë bërë nga një fotograf profesionist, Yuri Cortez, i cili i ka bërë ato shkrepje duke pasur gjysmën e lojtarëve të Kroacisë përsipër.

Kroatët deshën të festonin me tifozët e tyre dhe një nga pengesat për ta realizuar këtë gjë ishte pikërisht fotografi në fjalë. Megjithatë, edhe pse i shtrirë ai vazhdonte të fotografonte. Lojtarët e ndihmuan të ngrihej, ndërsa Vida i dha edhe një të puthur në ballë. Kroatët, megjithatë, pas incidentit të vogël, kanë bërë një gjest fantastik.

Siç raporton “Croatia Week”, drejtoria kombëtare e turizmit në Kroaci ka vendosur ta ftojë fotografin Cortez me pushime për një javë bashkë me familjen e tij në vendin që e bëri pjesë të festimeve në Rusi.

Motivi i kësaj oferte, është për të falënderuar fotografin, që bëri ato foto, që sot janë momentet më të rëndësishme dhe më të lumtura të futbollit në Kroaci. Kështu, Yuri Cortez, në mënyrë rastësore, e gjen veten si turist special në vendin e mrekullueshëm të Ballkanit!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Askush si ai. Kristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme.

Leo Messi ka pësuar një frakturë në kockën e krahut të djathtë dhe do të qëndrojë për 3 javë larg fushave.

Marc Marquez është shpallur sot kampion bote në Moto GP për sezonin 2018-2019, titulli i shtatë kampion në karrierën e pilotit

Pas një pritjeje të gjatë, më në fund UEFA ka marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dosjen e Milanit.

Dy ekipe durrsake në krye të renditjes së Superligës në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të javës së 4-t.

FSHF-ja i kishte bërë vlerësim maksimal ndeshjes Laçi-Teuta, që u luajt në fushën asnjanëse të Elbasanit.

Teuta i shkaktoi humbjen e parë Laçit në këtë sezon të Superiores dhe mori fitoren e dytë radhazi, ndërsa trajneri Blendi Shkëmbi nuk e f

Manchester United kishte përmbysur rezultatin dhe po fitonte 1-2 në fushën e Chelsea, por në minutën e 6 shtesë të ndeshjes, Ross Barkley

Gerhard Progni u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes Laçi-Teuta, teksa asistoi për golin e parë dhe shënoi golin e dytë.

Real Madrid ka humbur në “Santiago Bernabeu” me Levanten, duke u zhytur edhe më thellë në krizë.