Në kuadër të 50-vjetorit të saj e përditshmja spanjolle As ka intervistuar kryeministrin e vendit Mariano Rajoy, i cili është një tifoz i zjarrtë i klubit mbretëror, Realit tw Madridit. E në vigjilje të supersfidës me PSG në Champions, Rajoy nuk ka nguruar të prekë edhe çështjen e nxehtë të Los Blancos, transferimin e shumëpërforlur të yllit brazilian Neymar në Santiago Bernabeu.

“Nuk do të isha i lumtur nëse Neymar do të vishte fanellën e Realit, aktualisht të gjithë flasin vetëm për treshen e sulmit por duhet thënë se e gjithë organika e Realit ështe e jashtëzakonshme. Emery ka në dispozicion lojtarë fantastikë si Di Maria, Verratti dhe Rabiot. Takimi në Champions jam i bindur që do të jetë emocionues, luajnë dy nga skudrat me formacionet më të mira në botë”.

Më pas kryeminsitri spanjoll thekson se duke bërë një arsyetim të ftohtë PSG mund të projektohej si skuadra favorite por nuk duhet harruar fakti shton ai, se Reali i Madridit është kampionia në fuqi e Europës. “Champions League është skena ku Reali është protagonist, aq më shumë tani që objektivat e tjerë janë ezauruar”.Lidhur me skuadrën tjetër të La Ligës që Rajoy simpatizon, pikërisht Deportivo La Coruña, kreu i shtetit spanjoll shton:

“Nuk arrij të kuptoj përse zgjodhën Seedorf si trajner, ai mbetet një ish lojtar legjendar por me një eksperiencë të kufizuar në stol. Gjithsesi, unë i uroj shumë fat dhe suksese duke shpresuar që Deportivo të mos bjerë nga kategoria. Gjithashtu mund të them se do të më pëlqente të shihja Atleticon e Madridit të ngrinte trofeun e Champions Leagues, por sigurisht jo përballë Realit të Madridit”.