Kryeziu lë pas dëmtimin, Reja prova më rreshtimin

25/05/2019 - 15:57

Stërvitja e fundit për javën parapërgatitore të Kombëtares. 12 futbollistë të Shpresës”, bashkë me 10 lojtarët e thërritur paraprakisht nga Edi Reja mbeten në pritje të së martës, kur trajneri në një konferencë shtypi do të shpallë edhe listën zyrtare me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë.

Krejt ndryshe nga paraardhësi i tij, Reja ka një pikë të fortë komunikimin e shpeshtë me të gjithë lojtarët, duke preferuar të japë në çdo moment udhëzime të specifikuara për gjithsecilin. Me skuadrën këtë të shtunë është bashkuar edhe Drilon Kryeziu, që kishte munguar në dy seancat e mëparshme për shkak të një lëndimi.

Këtë herë tekniku ka preferuar të zhvillojë edhe dy minindeshje kontrolli, prej 30 minutash secila, brenda grupit. Reja ka bërë një miksim të lojtarëve në çdo skuadër, ndërkohë që mjaft interesant është fakti se në të dy formacionet e takimit të parë rreshtimi ishte 4-4-2, pavarësisht se Reja gjatë eksperiencave të tij të mëparshme ka krijuar idenë e një tekniku që preferon modulin 3-5-2.

Megjithatë, është ende herët për të folur për formacionin. Gjatë minindeshjeve të kontrollit, që përfunduan në barazim 0-0, me asnjë nga lojtarët që nuk mundi t’i gëzohej britmës së golit, ishte lehtësisht evidente dëshira dhe energjia e lojtarëve për të dhënë maksimumin, ashtu si dhe praktikimi për një qarkullim sa më të shpejtë të topit.

Të gjithë kanë qenë të fokusuar për të dhënë 100%, për ta ishte dita e fundit e provës në sytë e Rejas, me shpresën që impresionet të kenë qenë pozitive dhe të hënën të shohin emrin në listën përfundimtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Iu bashkua Teutës në muajin janari, si një nga afrimet më të bujshme, por eksperienca e Armando Vajushit me bregdetarët zgjati vetëm pak

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të

Ende pa e bërë prezantimin e tij, media italiane jep detaje se Mauricio Sarri ka pranuar Juventusin, por ndërkohë ka bërë vetëm dy kërkes

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.

Mohamed Salah ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Realit të Madridit dhe Juventusit këtë verë, por ai do të marrë në konsideratë të ard

Bledi Shkëmbi është i lumtur që pas një sezoni të suksesshëm në krye të Teutës u shpërblye nga drejtuesit me rinovim të kontratës.Trajner

Argjentina pësoi një humbje shokuese në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, teksa u mposht nga Kolumbia me rezultatin 2-0.