Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është jo vetëm një “saraçineskë” në mbrojtje, por edhe një gjuetar goli në zonën rivale, siç e bëri realitet mbrëmjen e djeshme.

Debutim ëndrras për “dimantin” kuqezi, i cili i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës kryeqytetase.

20-vjeçari është duke shijuar në maksimum këtë mbrëmje magjike. Si të mos mjaftonte vlerësimi si “njeriu i ndeshjes”, Kumbulla, ka marrë një tjetër “dhuratë” ditën e sotme.

Shqiptari e përzgjedhur nga “Sofascore” që merret me statistikat dhe vlerësimet e lojtarëve në formacionin e më të mirëve të javës.