La Liga rekord blerjesh, mbi 1 miliard euro vetëm për dy javë

16/07/2019 - 16:21

Tregu i transferimeve të futbollistëve këtë verë do të futet në histori për shkak të shpenzimeve të tepruara financiare të klubeve të La Ligas. Klubet spanjolle kurrë më parë nuk kishin shpenzuar kaq shumë para vetëm në dy javët e para nga momenti që merkatoja u hap zyrtarisht.

Deri në mbylljen e merkatos, më 2 shtator, duhet të kalojnë edhe 7 javë, kështu që shifrat e shpenzuara deri tani do të rriten edhe më shumë (Neymar, Pogba, Mané pritet të transferohen në Spanjë me çmime stratosferike).Deri më sot (15 korrik) klubet e La Ligas kanë shpenzuar më shumë se 1 miliard euro.

Madje La Liga mund të mburret se ka kryer deri tani 6 transferimet më të shtrenjta në këtë merkato vere: Joao Felix (126 milionë), Griezmann (120), Hazard (100), De Jong (75), Jovic (60) dhe Militao (50).Siç pritej, tre klubet e mëdha, Real Madridi, Barcelona dhe Atletico, kryesojnë sa u përket investimeve në merkato.

Real Madrid, pas sezonin të fundit katastrofik, ka shpenzuar deri tani 303 milionë euro për Hazard, Militão, Mendy, Joviç dhe Rodrygo. E të mendosh që "Los Blancos" po ngulojmë edhe për blerjen e Pogbasë. Barça nuk mbetet shumë prapa me 221 milionë të shpenzuara.

Blerja e mundshme e Neymar do ta rriste ndjeshëm këtë shifër, ashtu si Atlético (206.5), nëse arrin të firmosë me Jamesin kolumbian (mban rekordin me Joao Felix, që është deri tani blerja më e shtrenjtë e verës). Në total, Real Madridi, Barça dhe Atlético kanë shpenzuar 730 milionë, pra 70% të totalit. Sevilla, përsëri me Monchin në komandë, ka shpenzuar pothuajse 100 milionë, ndërsa Valencia 63 milionë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ashtu siç edhe lajmëroi Administratori i Interit Giuseppe Marotta në prag të ndeshjes së djeshme ndaj Getafes, sot ka ardhur edhe komunik

Atalanta mbylli një tjetër sezon mjaft të suksesshëm në kampionatin italian, ku ndryshe nga një vit më parë, këtë herë siguroi pjesëmarrj

Barcelona nuk ka hequr dorë nga ideja për të transferuar në "Camp Nou" sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez dhe këtë e konf

Roma do t’i shitet kompanisë amerikane “Friedkin Group” për 591 milionë euro. 

Teuta e këtij sezoni ishte ndër më të mirat e viteve të fundit, ku spikatën disa lojtarë të rinj, por u konfirmuan edhe disa individë me

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli është më i vjetri në detyrë në Kategorinë Superiore, duke e nisur më shumë se dy dekada më parë.

Fitorja e bujshme 9-0 e Riedit, falë së cilës fitoi të drejtën e ngjitjes në Kategorinë e Parë, ka ngritur një pluhur shumë të madh në Au

“El Matador” Edinson Cavani është gati të përjetojë një etapë të re të karrierës së tij europiane.

Një numër i atletëve të Universitetit Shtetëror të Kolorados, në ekipin e futbollit amerikan, kanë thënë se janë udhëzuar të heshtin nëse

Tri ekipe të Kategorisë Superiore, që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Europës, kanë pak kohë për të përgatitur ndeshjen