Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane orët e fundit. Bëhet fjalë miliarderin rus, Alisher Usmanov, i cili ka shfaqur interes për të blerë klubin e Milanit.

Usmanov është mik personal i Vladimir Putinit, teksa ishte afër blerjes së klubit kuqezi edhe një vit më parë, teksa tani situata duket më e favorshme.

Largimi i tij nga Arsenali dhe marrëdhënia e mirë me Elliot, ka rikthyer dëshirën e miliarderit rus për të investuar te Milani. Palët pritet të kenë një takim ndërmjet tyre në ditët e ardhshme në lidhje me planet e investimit.