Lajme të mira për Teutën, dy lojtarë kthehen para sfidës me Skënderbeun

20/02/2020 - 14:10

Teuta u rikthye te suksesi në kampionat, ku fundjavën e shkuar triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë. Tani “djemtë e detit” e kanë përqendruar vëmendjen nga ndeshja e radhës, në transfertën e Korçës. Trajneri Edi Martini duhet t’i bëjë llogaritë për këtë takim pa shërbimet e Lorenco Vilës. 21-vjeçari është një nga futbollistët më në formë të durrsakëve, por ndaj Skënderbeut mungon për shkak të plotësimit të numrit katër të kartonëve të verdhë. Një mungesë e rëndësishme për Teutën duke parë rendimentin e Vilës në ndeshjet e fundit.

Synimi janë 3 pikët, ndërsa trajneri Edi Martini do të jetë me “sy e veshë” nga infermieria. Rubin Hebaj me grip nuk u sakrifikua për sfidën ndaj Vllaznisë, ndërkohë që kapiteni dhe një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në mbrojtjen e Teutës, Renato Arapi do të mund të jetë gati me 100% në ndeshjen që luhet në Korçë. Me dy titullarë më shumë, durrsakët do të jenë “top”.

Teuta vijon përgatitjet për Skënderbeun. Nën drejtimin e stafit teknik grupi i lojtarëve është përgatitur në kompleksin “Olympic Park” në Durrës. Gjendja e skuadrës paraqitet optimale dhe të gjithë lojtarët kanë zhvilluar të plotë programin e përcaktuar. Stërvitja filloi me nxehje të lehtë, ku përgatitësi atletik Salillari vazhdoi punën me futbollistët me disa ushtrime fizike.

Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrime aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Harmonia në ekip shihet si një faktor kyç për një ecuri pozitive gjatë sezonit. Të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që të vijojnë me rezultate të mira dhe ta kalojnë dhe pengesën e radhës në Korçë. Brenda javës është programuar edhe videoanaliza, ndërsa në fundjavë do të udhëtojnë drejt Korçës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.

Klubet e futbollit janë duke u përgatitur për të rifilluar kampionatin teksa kanë nisur edhe stërvitjet.

Interi ka hedhur në “kosh” ofertën e Barcelonës 50 milionë euro plus dy futbollistë për të marrë në këmbim sulmuesin argjentinas Lautaro

Në pritje të vendimit të qeverisë shqiptare për lejimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive, Federata Shqiptare po vazhdon përgatitjet

Si sot një vit më parë Massimiliano Allegri i dha fund aventurës me Juventusin skuadër me të cilën fitoi 5 tituj kampion radhazi.

Me  merkaton e verës që po afron, skuadrat evropiane po bëjnë gati planet për lëvizjet e tyre.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë!

Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë.