Julian Nagelsman është një nga trajnerët më të përfolur në vitet e fundit.

Gjermani që drejton skuadrën e Lajpcigut në Bundesligë, arriti të shkonte në gjysmëfinalen e Champions-it në sezonin e kaluar duke treguar se jo më kot ka ngjallur interesin e disa prej klubeve më të mëdha në botë.

Një nga këta është edhe Reali Madridit. Klubi spanjoll po mendon seriozisht për Nagelsman me të cilin kërkon të bashkëpunojë në fund të këtij sezoni.

Largimi i Zinedin Zidan duket i sigurt në qershor dhe për këtë drejtuesit madrilen janë vënë në lëvizje. Kujtojmë që Naglesman është trajneri më i ri që ka debutuar në Bundesligë me skuadrën e Hofenhaimit dy vite më parë.