Latif tremb Teutën, Shkëmbi ndëshkon Peqinin

20/09/2018 - 11:59

Dita e shtunë do të jetë vendimtare për Teutën, e cila ka një mision shumë të vështirë, në një fushë ku në vitet e fundit ka marrë vetëm një fitore. Ndryshimet e mëdha që ndodhën në klub gjatë merkatos ende nuk janë përshtatur për t’i dhënë sigurinë e duhur trajnerit Shkëmbi. Një ekip, që në letër premton shumë. Klubi zgjodhi një strategji të re duke afruar lojtarë që e njohin mirë kampionatin shqiptar.

Në Durrës, të gjithë presin të shohin Teutën e vërtetë dhe puna është e gjatë. Puna për ndeshjen me Luftëtarin ka nisur me intensitet të lartë.Grupi punon në të gjitha aspektet, fizike dhe teknikotaktike. Ajo që bie në sy është grinta e shfaqur nga tekniku Shkëmbi, i cili kërkon maksimumin nga reparti i sulmit, duke ditur se ngërçi ende nuk është zgjidhur. Si të mos mjaftonte kjo, dje, sulmuesi Amadu Latif nuk është stërvitur me grupin, pasi ka probleme në kofshë. Ai që bind më shumë në fazën sulmuese është Kamara, i cili në stërvitje merr përgëzimet e trajnerit. Kapiteni Osmani u rikthye dje në stërvitje, por qëndroi si spektator gjatë seancës, por nuk pritet të mungojë të shtunën në Gjirokastër.

Ndërkohë, partneri i kapitenit në qendër të mbrojtjes, Bicaj, u stërviti normalisht me ekipin, duke lënë pas shqetësimin që ndiente në këmbën e majtë. Vëmendje i kushtohet dhe mesfushës, me Sidibe dhe Avdylin, të cilët duhet të japin më shumë që të jenë në 100%. Ajo çka kërkon Shkëmbi është vertikalizimi i shpejtë drejt sulmit dhe furnizim më i madh për repartin ofensiv, gjë të cilin ekipi e vuan. Grupi shpesh ndahet në dy pjesë, duke provuar të gjithë kondicionin e ekipit, duke lënë të kuptohet se askush nuk e ka vendin e sigurt në formacion.

Gjithashtu, trajneri korçar kërkon të ketë nën vështrim të gjithë lojtarët dhe duke insistuar që ata të jenë të disiplinuar dhe korrektë. Shkëmbi nuk i fal devijimet dhe kjo u pa edhe dje, kur ndëshkoi të riun Peqini. Gjatë stërvitjes, Peqini goditi topin drejt portës, por këtë e bëri pas sinjalizimit të trajnerit Shkëmbi, që e kishte ndërprerë aksionin. Trajneri e kritikoi lojtarin dhe e nxori jashtë duke i kujtuar që, nëse do ishte në lojë, do të ndëshkohej me karton të verdhë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër ndeshje, një tjetër shenjë. Piontek po i “çmend” të gjithë në anën kuqezi të Milanos.

Tensioni në radhët e Çelsit është në stratosferë dhe sikur të mos mjaftonte bllokimi i merkatos nga ana e UEFA-s, dje ka qarkulluar edhe

Administratori i Interit, Giuseppe Marotta zbuloi një pjesë të merkatos së skuadrës zikaltër, duke pranuar firmën në ditët e ardhshme me

Quhet Exequiel Palacios dhe në Argjentinë betohen se do të jetë një prej shtyllave të Kombëtares në të ardhmen.

Trajneri i Teutës, Blendi Shkëmbi shprehet optimist në prag të ndeshjes kundër skuadrës së Luftëtarit, e cila do të zhvillohet në fushën

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti që përcaktoi edhe përballjet në fazën e 1/8 në Ligën e Europës.

Kur janë luajtur 22 javë kampionat, dënimet në fushë nga arbitrat dhe nga Komisioni i Disiplinës kanë qenë të shumta.

Duhen të paktën edhe 7 javë për ta parë sërish “yllin” brazilian, Neymar, në fushën e blertë.