Lautaro Martinez te Barcelona, Suarez flet hapur për “pasuesin” e tij

15/07/2020 - 19:36

Luis Suarez ka thënë se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, do të ishte i mirëpritur në Camp Nou, duke e quajtur një lojtar me të vërtetë shumë të mirë. Martinez vazhdon të jetë i lidhur me një transferim te Barcelona, për një marrëveshje që mund të arrijë në 70 milion euro, plus shërbimet e Junior Firpo.

Martinez mendohej se do të zëvendësonte Luis Suarezin si sulmuesin kryesor të Barçës, por Suarez pranoi se nuk ka asnjë problem nëse 22 vjeçari do të vinte në Katalonjë.

“Ai është një futbollist shumë i mirë, që ka treguar një nivel të lartë me fanellën e Interit”, tha Suarez për SPORT.

“Nuk është e lehtë të transferohet në Itali nga Argjentina, por Lautaro ka treguar se nuk e kishte aspak problem dhe ka shkëlqyer. Ai është i ri dhe nëse vjen te Barcelona, do e ndihmonim të përshtatej sa më shpejt të ishte e mundur”, u shpreh bomberi uruguaian.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Katër sezonet në Angli dhe ndryshimi i disa trajnerëve nuk i kanë shërbyer Pol Pogbasë për t’u rikthyer në nivelet stratosferike të kohës

Anulohet përfundimisht Maratona e Parisit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kualifikimi për në fazën gjysmëfinale bën me krahë presidentin e PSG, sheikun Nasser Al-Khelaifi.

Vetëm pak ditë më parë flitej për një rinovim milionerë me Juven por tashmë e ardhmja e Paulo Dibala rikthehet të jetë e paqartë.

Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm.

Blagoja Todorovski ka nënshkruar kontratën e re me Teutën.

Blerim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Teutës.

Teuta nuk ka pasur fat në short, teksa në turin e parë të Ligës së Europës do të ketë Beitar Jerusalemin, por pavarësisht kësaj, mesfusho