Pozicioni i Leonardos është në rrezik. Puna e drejtuesve të Milanit do të vlerësohet me kujdes nga fondi “Elliot” në fundin e këtij sezoni. Bëhet fjalë për disa blerje që kanë rezultuar dështim, duke nisur nga ardhja e Higuain  e për të vazhduar me Laksalt, që nuk kanë bindur.

Megjithatë, e gjitha varet nga pjesëmarrja ose jo në Ligën e Kampionëve.Emrat që mund ta zëvendësojnë janë të shumtë. I pari në listë, që vlerësohet nga Gazidis është Luis Kampos, aktualisht drejtori sportiv i Liles.

Ndërkohë, “Calciomercato” nga Italia raporton se Igli Tare është një zëvendësues potencial i mundshëm i Leonardos. Shqiptari vlerësohet shumë nga fondi për atë që ka bërë në kryeqytet vitet e fundit.

Megjithatë ka disa pengesa. Tare ka një kontratë të gjatë me Lacion dhe lidhje të fortë me Lotiton, edhe pse me këtë të fundit ka pasur disa “përplasje” në lidhje me lojtarët e afruar së fundmi.