Robert Levandovski është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të momentit në rolin e tij. Polaku është një makineri golash, që nuk ndalet lehtë dhe vazhdon të jetë deçiziv për Bajernin.

Por, siç raporton “Don Balon”, Levandovski ka shprehur deshirën që të largohet nga Gjermania dhe bavarezët, verën e ardhshme. 31-vjeçari është pjesë e kampionëve të Gjermanisë, prej verës së vitit 2014 kur la Dortmundin dhe ai mendon se duhet të provojë diçka të re.

Kjo media raporton se ai dëshiron të shkojë te Real Madridi dhe do të bëjë çmos që të plotësojë këtë dëshirë. Reali nga ana tjetër do ta priste me krahët hapur Levën, që po shkëlqen në Bundesligë.

Në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet, polaku ka gjetur rrjetën 15 herë, duke hedhur baza të forta për “Këpucën e Artë”.