Liga e futbollit, Libohova: Vështirësi për nisjen e sezonit

20/07/2019 - 21:10

Rreth një muaj përpara fillimit të kampionatit, Liga e Futbollit Shqiptar nuk do të arrijë të fillojë sezonin me funksionin e saj maksimal.

Presidenti i saj, Edvin Libohova, në një intervistë për Top Channel tregon vështirësitë e fillimit të këtij institucioni të ri dhe se çfarë hapash janë marrë deri më tani.

“I kemi kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit pjesëmarrje në disa komisione kryesore si ajo për caktimin e gjyqtarëve në komisionin e disiplinës dhe në komisionin e vlerësimit”, tha Edvin Libohova, president i Ligës së Futbollit Shqiptar.

Ndërkohë që klubet shqiptare mbyllën një sezon me shumë vështirësi financiare dhe përveç kësaj, 4 prej ekipeve të Superiores duhet të plotësojnë kriteret e licensimit për të marrë pjesë në Superligën e vitit të ardhshëm.

Kriteri financiar mbetet “thembra e Akilit” për klubet ku katër prej tyre, Tirana, Luftëtari, Vllaznia dhe Flamurtari pritet t’i zgjidhin brenda datës 31 korrik.

“Ky është një biznes ku ka kritere dhe gjithkush duhet ta shoh sportin si argëtim dhe jo detyrim për të shkrirë bizneset e veta e të investojë në futboll. Ka president që kanë marrë kredira nëpër banka e janë futur ne borxhe për këtë arsye. Kështu që këto kritere rigoroze për licensimin e klubeve i ndihmojnë edhe vetë këta biznesmenë”, tregon Edvin Libohova, president i Ligës së Futbollit Shqiptar.

Data 20 qershor duhet të ishte fati i fundit për përmbushjen e premtimit 100 ditorë që kryeministri Rama dha në mbledhjen e fundit me klubet e Superligës shqiptare, për paketën e re fiskale. Libohova tregon se tashmë gjtihçka ka mbetur në dyert e Ministrisë së Financave.

“Fatura e paketës së re fiskale që i kemi çuar Ministrisë së Financave është rreth 34 milionë euro në vit për të gjitha sportet jo vetëm për futbollin. Ky është një moment revolucioni në sport që do ti beje shume mire”, sqaron Edvin Libohova, president i Ligës së Futbollit Shqiptar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta është mundur në miqësoren e parë zhvilluar në Durrës pas kthimit nga faza përgatitore në Korçë.

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.

Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi, pasi nuk konsiderohet në planet e trajnerit të ri.

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Teuta lë Korçën. Pas 14 ditësh mes përgatitjeve intensive, skuadra e ka mbyllur zyrtarisht fazën.

Pak më shumë se një javë në nisja e kampionatit të Kategorisë Superiore, Teuta zgjedhur futbollistin që do të jetë kapiten i parë i ekipi

Situatë e çuditshme për të mos thënë e pazgjidhshme për mbrojtësin e Kombëtares.