Liga e Kombeve, rriten shpërblimet! Fituesi merr 10.5 mln euro në total

11/10/2018 - 15:37

UEFA ka njoftuar rritjen e shpërblimeve për edicionin aktual të Ligës së Kombeve, që ka nisur prej muajit shtator. Ndryshimi në fjalë do të sjellë një rritje prej 50 për qind të shumave të solidaritetit për 55 federatat anëtare që marrin pjesë në këtë kompeticion. Përfitimet do t’i shijojnë edhe fituesit e kategorive, që do të thotë fituesit e fazës së grupeve të ligave A, B, C dhe D. Çdo kombëtare që do ta mbyllë këtë fazë në krye të grupit do të marrë 50 për qind më shumë shpërblim nga sa ishte parashikuar.

Për shembull, fituesi i ligës A do të përfitojë 2.25 mln euro nga 1.5 që ishte programuar; fituesi i ligës B do të përfitojë 1.5 mln euro nga një që ishte programuar; fituesi i ligës C do të përfitojë 1 milion e 125 mijë euro, nga 750 mijë që ishte programuar; e në fund fituesi i ligës D do të përfitojë750 mijë euro, nga 500 mijë që ishte programuar.Kjo bën që të ardhurat maksimale, mes kontributeve të solidaritetit dhe bonuseve të tjera për një skuadër të ligës A do të jetë 4.5 mln euro, për një skuadër të ligës B do të jetë 3 milionë euro, për një skuadër të ligës C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të jetë 2.25 mln euro, ndërsa për një skuadër të ligës D, ku bën pjesë edhe Kosova, do të jetë 1.5 mln euro.

Katër skuadrat fituese të grupeve të ligës A do të përballen më pas për trofeun e Ligës së Kombeve në qershor të vitit 2019. Rritja e kontributeve të solidaritetit për këto 4 skuadra do të jenë si më poshtë:

Fituesit do të marrin 6 mln euro, nga 4.5 që ishte programuar; finalistët do të marrin 4.5 mln euro, nga 3.5 që ishte programuar; vendi i tretë do të marrë 3.5 mln euro nga 2.5 që ishte programuar; e në fund vendi i katërt do të marrë 2.5 mln euro, nga 1.5 që ishte programuar.

E gjitha kjo do të thotë se, kush fiton Ligën e Kombeve do të ketë rrëmbyer në total 10.5 mln euro. Liga e Kombeve e nisur në shtator erdhi si pasojë e reagimeve të federatave kombëtare, trajnerëve, lojtarëve dhe tifozëve, të cilët ishin gjithnjë e më të bindur se miqësoret nuk ishin mjaftueshëm konkurruese dhe përfituese për ekipet kombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milani ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e mbrojtësit kroat Dejan Lovren, i cili ka mbetur në stol te Liverpooli dhe po kërkon t

Tani nuk ka më asnjë dyshim, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit.

Grupi Suning, që ka në pronësi Interin, ka vendosur 120 milionë euro në dispozicion të merkatos së skuadrës zikaltër, për të tentuar të p

Lionel Mesi, Roxher Federer, Kristiano Ronaldo apo Flojd Mejuedhër janë disa prej sportistëve miliarderë të fiksuar pas makinave të shtre

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka një jetë në futboll dhe nuk mund të kënaqet thjesht me faktin se skuadra e tij u rikthye të m

Thomas Strakosha është një nga emrat që po lakohet gjithnjë e më shumë në shtypin anglez.

Dy goditjet e fund sezonit nga Liverpuli dhe Valencia për Barcelonën, bën që katalanasit të zgjohen dhe të shohin se çfarë do të bëjnë se

Lukaku është gjithnjë e më shumë drejt transferimit tek Inter.

Stadiumi i Realit të Madridit u elektrizua me prezantimin e Eden Hazard, futbollistit që tifozët shpresojnë se do të rikthejë entuziazmin