Lirohet Michel Platini: Jam i lënduar, shumë zhurmë për asgjë

19/06/2019 - 16:31

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, la ambientet e paraburgimit në orët e para të kësaj të mërkure, pasi u pyet gjatë në kuadër të hetimeve për korrupsion për dhënien e të drejtës së organizimit të Botërorit 2022 Katarit. Platini u shpreh se e priste të merrej në pyetje si dëshmitar, sikurse ndodhi 18 muaj më parë, por jo të mbahej pas hekurave.

“Më lëndon. Më dhemb gjithçka arrij të mendoj, për gjithçka kam bërë. Më lëndon, më lëndon. Por, pavarësisht gjithçkaje, bënë detyrën e tyre, ndërsa unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve. Shumë zhurmë për asgjë. S’e kuptoj përfshirjen time në këtë histori.”

Ish-mesfushori i Francës dhe i Juventusit shpjegoi se hetuesit e kanë pyetur për disa turne, për Euro 2016, për “Rusi 2018” dhe “Katar 2022”. Platini ka ndikuar në vendimin se kujt i duhet dhënë organizimi i këtyre eventeve madhore të futbollit në cilësinë e presidentit të UEFA-s dhe të zëvendëspresidentit të FIFA-s.

Hetuesit e kanë pyetur edhe për procesin e blerjes së PSG-së nga investitorët nga Katari në vitin 2011.Mësohet gjithashtu se hetuesit kanë qenë shumë të interesuar për të pësuar detajet rreth një dreke të Platinisë në vitin 2010 me presidentin e kohës Nicolas Sarkozy, emirin e Katarit dhe ministrin e jashtëm para se merrej vendimi për vendin që do të organizonte Botërorin 2022.

William Bourdon, avokat i Michel Platinisë, ka deklaruar se klienti i tij ishte i pafajshëm nga të gjitha akuzat dhe marrje në pyetje ishte bërë për “motive teknike”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Debati mbi futbollistin më të mirë në histori, është gjithnjë një temë e cila gjeneron shumë debat.

PSG hipotekoi kualifikimin për në Champions por më shumë se sa një bileta për në fazën me eliminim direkt, ajo që më bëri më shumë përsht

Inter është kthyer prepotent në Serie A këtë sezon por dështuan në mënyrë të pabesueshme në Champions, duke vërtetuar dhe një herë se jan

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, doli ditën e sotme para mediave, për të folur në prag të ndeshjes së nesërme që ekipi i tij luan kundër

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.

Hulio Kruz është një nga ata lojtarë që kanë mbetur në zemrat e tifozëve të Interit.

Teuta e Bledi Shkëmbit do luajë ndeshjen e rradhës në kampionat, përball Kukësit në transfertë.

Teuta është duke u përgatitur për një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, atë me skuadrën e Kukësit.

Durrësi dhe Teuta kaluan një peri udhë të vështirë për disa ditë me radhë, por ndaj Skënderbeut ekipi u rikthye te rezultatet e mira.

Sikur të mos mjaftonin polemikat pas eliminimit në Champions League, në rrjetet sociale orët e fundit ka përfunduar në shenjestër Kristia