LISTA/ 10 trajnerët më të paguar në botë

21/11/2019 - 15:04

Emërimi i Jose Mourinhos në krye të Tottenhamit ka bërë kurioz opinionin sportiv për pagën që do të përfitojë trajneri luzitan te londinezët, pasi historikisht ka qenë ndër më të paguarit në qarkullim.

Presidenti i "Spurs"-ave, Daniel Levy do të shpenzojë jo pak por 17.5 milionë euro në vit për Mourinhon, një shifër shumë e lartë, por që nuk e vë në majën e listës së më të paguarve luzitanin. Sipas prestigjiozes spanjollë "Marca", "Special One" është vetëm i pesti në listë.

Të gjithë mund të mendojnë se tekniku më "I pasur" është Pep Guardiola i Manchester City-t, por nuk është kështu. Trajneri më i vlerësuar financiarisht është Diego Pablo Simeone, më plot 41 milionë euro në sezon, një shumë që është thuajse sa dyfishi i pagës së Guardiolës dhe i Ernesto Valverdes së Barcelonës.

10 trajnerët më të paguar:

1 – Diego Simeone – Atlético de Madrid (41 milionë euro)
2 – Pep Guardiola – Manchester City (24 milionë euro)
3 – Ernesto Valverde – Barcelona (23 milionë euro)
4 – Zinedine Zidane – Real Madrid (21 milionë euro)
5 – José Mourinho – Tottenham (17.5 milionë euro)
6 – Fabio Cannavaro – Guangzhou Evergrande (15 milionë euro)
7 -Jurgen Klopp – Liverpool (13 milionë euro)
8 – Leonardo Jardim – Mónaco (13 milionë euro)
9 – Carlo Ancelotti – Napoli (12 milionë euro)
10 – Antonio Conte – Inter (11 milionë euro)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Java e 15 e kampionatit italian soli humbjen e parë të sezonit për Juventusin, por mbi të gjitha konfirmoi krizën në klubin e Napolit dhe

Matia De Shiljo dhe Juventusi duket se janë pranë “divorcit” mes tyre. 

Rusia ka marrë një goditje të madhe, pasi është përjashtuar për katër vite nga të gjitha aktivitetet e mëdha sportive, nga Agjensia Botër

Teuta ia doli në ditën e djeshme të fitonte një përballje aspak të lehtë ndaj Skënderbeut, jo vetëm ër forcën e kundërshtarit në fushë, p

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, deklaroi se fitorja ishte një detyrim për ekipin e tij ndaj qytetit të Durrësit, pas asaj që kaloi qytet

Juventus pësoi humbjen e parë sezonale mbrëmjen e të shtunës ndaj Lazios, me rezultatin 3-1 me përmbysje, gjë që i ka lënë një shije të h

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare një nga mësueset më të nderuara të Durrësit dhe ish-kampionja kombëtare e ping pong-ut, Ver

U  ktheu sadopak buzëqeshjen tifozëve durrsakë, të cilët kanë përjetuar ditë shumë të vështirë për shkak të termetit shkatërrues të 26 në