Lojtarët e Teutës tregojnë situatën: Presidenca na ka dhënë garanci për pagat

06/04/2020 - 15:20

Pezullimi i futbollit për shkak të Koronavirusit, ka sjellë probleme të shumta edhe në anën financiare të shumë ekipeve, që tashmë nuk kanë paguar lojtarët e tyre.

Qeveria ka vendosur të mos e ndihmojë sportin në këtë moment të vështirë, duke lënë gjithçka në dorë të federatave përkatëse, të cilat gjithashtu kanë probleme. Megjithatë futbollistët e Teutës shprehen se klubi i ka dhënë garanci se do të ketë një zgjidhje në të mirën e të gjithëve për pagat.

“Uroj dhe shpresoj që shqiptarët të jenë sa më mirë kudo që ndodhen. Shpresojmë që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe do iu luteshim shumë të qëndroni në shtëpi dhe të kujdeseni për veten.”, u shpreh Arbër Çyrbja.

Ndërkohë që Loreco Vila u shpreh se nuk është momenti i duhur të flasim për pagat, duke thënë se kanë marrë garanci nga presidenti. Gjithashtu lojtari është shprehur se janë munduar të gjejnë një zgjidhje për stërvitjen në këto kushte, për të ruajtur formën.

“Është një periudhë e vështirë karantinimi. Një pandemi globale që fatkeqësisht ka prekur edhe vendin tonë. Ne duhet të qëndrojmë në shtëpi për shkak të këtij virusi që na ka izoluar. Në këto ditë të vështira nuk është momenti i duhur të flasim për pagat, edhe pse është një çështje e rëndësishme.

Klubi dhe presidenca na kanë ofruar garanci se do të ketë një zgjidhje në të mirë të të gjithëve. Ne si ekip jemi munduar të gjejmë një zgjidhje për stërvitjen, të distancuar, punojmë në grupe, për të ruajtur formën. Edhe ushqimi është një problem për ne futbollistët, që edhe pse të izoluar mundohemi të ruajmë balancat dhe të mos shtojmë peshë.”, përfundoi Vila.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Inter mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Lautaro Martinez, do të mund Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largim

Në sezonin e mrekullive të Atalantës me skuadrën bergamaske që shkruajti historinë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League,

Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët.

Futbolli në Hungari nisi më 23 maj, por që nga kjo fundjavë qeveria dhe federata në vend rihapën dyert e stadiumeve, duke kthyer tifozët

Grabitjet vazhdojnë të jenë të shumta në Angli, ku shpesh preh e tyre janë bërë edhe lojtarët e skuadrave të ndryshme.

E ardhmja e mesfushorit të spikatur të Teutës  dhe Shpresave Sherif Kallakut duket se do të jetë larg i Shqipërisë.

Teuta ndez “motorët” para rifillimit të kampionatit.

Në gjurmët e Marash Kumbullës është vendosur edhe klubi i Lionit në Francë.

Pasi ia mori Theon, Reali është duke synuar Odegaardin dhe Jovicin.Theo Hernandez është duke shkëlqyer te Milani.

Pas Bundesligës edhe ligat e tjera europiane janë gati të startojnë brenda muajit qershor, ndërsa UEFA tani ka nisur llogaritë për të për