Lojtari i Juves rrëfen trukimin e ndeshjes: Morëm urdhër të humbnim, nëse fitonim na vrisnin

21/02/2018 - 16:26

Për tifozët kundërshtarë në futbollin italian, Juventusi është një skuadër që nuk do të pastrohet asnjëherë nga njolla e trukimeve, sidomos pas skandalit të “Calciopoli”-t.Si për t’i furnizuar ata ka menduar, ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, edhe lojtari i bardhezinjve Douglas Costa, që ka pranuar trukimet në futboll, por kur luante në Brazil.

Douglas Costa foli për të kaluarën e tij në kampionatin brazilian, e në një intervistë për kanalin “Piljado”, anësori sulmues tregoi se kur luante me Gremion, skuadra humbi me dashje ndaj Flamengos, që t’i mohonte titullin Internacionalit.

“Ishim në fushë me ekipin e rezervave. Pas 45 minutash kishim shënuar një gol dhe ndeshja ishte barazim. Kur rinisi loja, na njoftuan se Internacionali do të shpallej kampion me këtë rezultat, ndaj bëmë ndryshime. Ishte e shëmtuar, por m’u desh të luaja që të mos fitonim”, tha Douglas Costa.

“Në fund, humbja 2-1 ndaj Flamengos na bëri të gjithëve të lumtur. Ishte normale që t’i bindeshim urdhrit për të humbur. Flamengo luftonte për titull dhe stadiumi ‘Maracana’ ishte plot. Nëse fitonim do të na vrisnin dhe do të ishte njollë për Gremion”, tha Douglas Costa në intervistën që po bën bujë, e që rikonfirmon paracaktimin e rezultateve jo vetëm nën ndikimin e rrjeteve të basteve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Madrid sezoni po mbyllet në mënyrë të trishtuar, si asnjëherë këto vitet e fundit, ndaj tashmë te Reali presin verën për të nisur revo

Portieri i Crystal Palace, Wayne Hennessey ishte nën hetim për një përshëndetje të tij në stilin nazist, në një foto të shkrepur së bashk

Teuta është pushim këtë javë, pasi në program ka takimin me Kamzën e përjashtuar nga kampionati.

Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci mori pjesë në një event marketingu lidhur me Champions Ligën në Tiranë.

Projekti i Realit 2019-2020 po merr formë dhe trajneri Zidan po e udhëheq vetë planin e rindërtimit të skuadrës.

Tajneri që eliminoi “Zonjën e Vjetër” nga Champions-i jeton në një apartament të vogël mbi një supermarket në qytetin e Amsterdamit.

Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Për herë të parë në vitet e fundit kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara fundit, duke nisur që nga xhi

Teuta vijon përgatitjet. Në sytë e futbollistëve, por edhe stafit teknik shihej qartë zhgënjimi pas disfatës së fundit në kampionat.