Jon Mersinaj, Indrit Tuci dhe Enis Çokaj kanë zgjatur bashkëpunimin me skuadrën kroate të Lokomotivës së Zagrebit, deri në vitin 2024.

Paraqitjet e mira të lojtarëve shqiptarë kanë bindur klubin, që ka njoftuar rinovimin e kontratave në faqen zyrtare.

Të tre lojtarët u përshtatën shumë mirë me skuadrën e parë dhe tashmë janë një pjesë e rëndësishme e Lokomotivës së Zagrebit.

Ky vendim nga ana e klubit dëshmon qartazi punën që kanë bërë këta tre lojtarë, së fundmi.