Lokomotiva e Zagrebit ka prezantuar blerjen më të re, atë të Sherif Kallakut. Kroatët paguan 150 mijë euro tek Teuta për të marrë Kallakun.

“Lokomotivës i është bashkuar një prej talenteve më të mëdhenj shqiptar, Sherif Kallaku”, kështu e nis prezantimin ekipi i njohur kroat për Kallakun. Edhe vetë futbollisti shqiptar u shpreh për faqen zyrtare të Lokomotivës:

“I njoh të gjithë djemtë shqiptarë të Lokomotivës, dhe do jetë më e lehtë për mua të përshtatem me mjedisin e ri”, shprehet Kallaku.

Te Lokomotiva e Zagrebit, Kallaku do gjejë disa lojtarë shqiptarë si: Mersinaj, Çokaj, Tuci apo dhe Ibishi. Ish-mesfushori i Teutës shënoi plot 14 gola me ekipin durrsak.