Lorenco Vila: Dua trofe me Teutën dhe të luaj për Shqipërinë

14/01/2020 - 14:30

Është ndoshta herët për të dalë në konkluzione, por dy miqësoret e fundit kanë dëshmuar se skuadra është përmirësuar ndjeshëm në finalizim. Këtë e shfaqi edhe ndaj Besës (të cilën e mposhti me shifrat 4-0). Vërtet protagonist ishte Idelino Gomes Kolubali (me 3 asiste dhe një gol), por meritë pati edhe Lorenco Vila (që realizoi dopietë). Është lojtari i momentit te durrsakët, pasi në dy teste e ka gjetur 3 herë rrjetën. Të dhëna që japin shpresë për vazhdimësinë. 21-vjeçari është i lumtur për formën që po kalon, por paralajmëron se ky është vetëm fillimi.

Ai flet për objektivat e skuadrës, por edhe për ëndrrat e tij.

Dy miqësore dhe tre gola, a është ky momenti i Lorencos?

Nuk ka si të mos jem i lumtur kur shënoj. Gjithnjë jam përpjekur të zbatoj detyrat që me jep trajneri dhe të bëj atë që di të bëj më mirë, që janë golat. Duke qenë konkret në finalizim, ia lehtësoj edhe më shumë punën ekipit.

Si është gjendja e skuadrës?

Përgatitjet po shkojnë jashtëzakonisht mirë. Për fatin tonë të mirë, grupi është i plotë dhe s’kemi asnjë dëmtim. Jemi duke u stërvitur në kushte optimale dhe besoj që deri javën e ardhshme do të jemi gati për ta përballuar me sukses Laçin.

I favorshëm kalendari në nisje të 2020-ës?

Duhet të fitojmë patjetër ndaj Laçit, ndryshe do të hidhnim poshtë punën e bërë në fundin e 2019-ës. Skuadra po përgatitet mirë si moralisht ashtu edhe fizikisht. Laçi ka vërtet një ekip me cilësi, ndaj Teuta duhet të ketë shumë kujdes. Duhet të marrim masa, pasi mund të na krijojë probleme. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe nuk mund të bëhet një parashikim për rezultatin, por ju siguroj se ka për të qenë një lojë e bukur. Por, unë kam shumë besim te forcat e Teutës dhe gjithashtu bindje se do ta kalojmë këtë pengesë.

Skuadra po shfaq shumë entuziazëm, mund të jetë problem apo një shtysë?

Entuziazmi duhet menaxhuar. Duhet të punojmë mirë, të vazhdojmë përpara. Kemi bërë një mbyllje pozitive në gjysmën e parë të sezonit dhe trajneri na ka thënë se ku duhet të përmirësohemi. Duhet të vazhdojmë të punojmë, pasi e dimë që çdo hap i gabuar mund të peshojë te vazhdimësia.

Cila është skuadra për t’u mundur në këtë kampionat?

Në një kampionat kaq të ngjeshur, ndeshjet duhen marrë një nga një. Nuk ka kundërshtarë të lehtë e të fortë. Duhet të punosh dhe luftosh fort në çdo ndeshje që të marrësh maksimumin dhe të mos shikosh cilën skuadër ke përpara, por thjesht të luftosh e të besosh në aftësitë e tua.

Çfarë pret nga e ardhmja Vila?

Ëndrra ime është të luaj sa më shumë me Teutën dhe të fitoj një trofe. Nuk mund ta mohoj se dëshiroj që në një të ardhme të luaj për Kombëtaren.

Cili lojtar ju inspiron në futbollin botëror?

Ronaldo, sigurisht. Ai më inspiron dhe është lojtari im i preferuar, ndërsa tifo bëj për Mançester Junajtidin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ricardo Rodriguez me shumë gjasa do të largohet nga kuqezinjtë. Destinacioni i ri për zviceranin do të jetë Turqia.

Edi Martini, trajneri i skuadrës së Teutës, pas ndeshjes me Bylisin të luajtur në “Niko Dovana” ka pohuar:

Teuta ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Bylisit, me rezultatin 1-0.

Quique Setien është i zhgënjyer me humbjen 2-0 nga Valencia në "Mestalla".Trajneri i ri i Barcelonës u mundua të arsyetohet për humbjen e

Një futbollist anglez i kategorive të ulëta është vrarë gjatë natës në Nottinghamshire.

Racizmi në shkallët e stadiumit është duke u kthyer gjithnjë e më shumë në problem.

Juventusi është vetëm një hap larg blerjes së Levin Kurzavës nga PSG-ja, në një shkëmbim shitjeje kokë më kokë me Matia De Shiljon, e cil

Mikel Arteta është duke finalizuar goditjen e tij të parë në merkato.

Zinedin Zidan merr në mbrojtje Garet Bejlin dhe thotë se të gjithë janë të mërzitur për faktin që dëmtohet shpesh.