Lorenco Vila e sheh si rrjedhë logjike fitoren ndaj Bylisit. Sulmuesi i Teutës tha se kjo ishte rrjedhojë e lojës që ka bërë Teuta të cilës i ka munguar fati sepse do të kishte pasur disa pikë më shumë në renditje. Ai theksoi se të gjitha ekipet kishin pak diferenca, por Teuta kishte dominuar thuajse të gjitha ndeshjet e saj.

“Vinim pas një humbje me Vllazninë dhe i kishim detyrim tre pikët në Durrës se kishte shumë ndeshje që nuk e thyenim tersin. Shpresoj të vazhdojë e të arrijmë te fitoret e radhës.

Numri 10 është përgjegjësi, në çdo ekip duhet të japë më shumë e shënojë. Nuk jam vetëm unë lider te Teuta, jemi të gjithë dhe shpresoj të bëjmë sa më mirë të arrijmë objektivin që kemi.

Në të gjithë ndeshjet pothuajse kemi luajtur mjaft mirë e dominuar, përveç asaj me Vllazninë. Me pak fat mund të kishim fituar më shumë ndeshje, shpresoj të zhbllokohen edhe Krasniqi e Bregu se kanë raste e të arrijmë rezultate pozitive.

Kundërshtarët më të vështirë dihet që është Vllaznia e vendit të parë, Laçi ka ekip të forte, Tirana, Partizani. Edhe Kukësi është ekip i mirë, nuk ka shumë diferenca, ekipet janë aty-aty”, tha Vila.