Lorenco Vila: Goli në finalen e Kupës, i paharrueshëm

29/10/2020 - 11:54

Lorenco Vila krenohet me Teutën. Sulmuesi mendon se skuadra është më shumë se gati për ta nisur sezonin dhe ëndërruar titullin. 21-vjeçari skanon këtë periudhë të stërgjatë përgatitjesh, bojkotin dhe skuadrën. Ai zbulon “sikletin” që ka Edi Martini në çdo seancë dhe paralajmëron se ngjeshja nuk i tremb durrsakët.

Futbolli vazhdon bojkotin, çfarë ndikimi do të ketë kjo pauzë tek ekipi?

Është një situatë më shumë se e vështirë. U bë një kohë e gjatë pa futboll dhe nuk është se të ndihmon fakti që vetëm stërvitesh, pa luajtur një ndeshje zyrtare. Le të shpresojmë që të startojë një orë e më parë, ndoshta që këtë fundjavë. Vetëm në Shqipëri nuk po luhet, pasi në çdo vend ka nisur me kohë sezoni. Për disa lojtarë kjo pauzë ka qenë edhe ndihmë, pasi mund të vinin nga dëmtimet dhe kanë pasur kohë të rikuperohen.

Ngjeshjet do të jenë të pashmangshme dhe rrjedhimisht dëmtimet. A ju tremb kjo gjë?

Bojkoti i kampionatit erdhi atëherë kur nuk dukej për Teutën, pasi po kalonim një formë shumë të mirë. Le të shpresojmë që kur të kthehemi, të kemi të njëjtin nivel. Shyqyr Zotit, kemi një skuadër të kompletuar dhe nuk varemi vetëm nga 11 lojtarë.

Cila është pika më e fortë e këtij grupi?

Uniteti. Jemi të bashkuar dhe mbi të gjitha lojtarët me përvojë janë gjithnjë aty për të ndihmuar të rinjtë. Na kanë dhënë vërtet shumë dorë. Fryma e grupit është ndër më të mirat dhe kjo ka bërë që të shkrihet në perfeksion eksperienca me talentin.

Ekipi është i gjithi i dubluar dhe rrjedhimisht konkurrenca është shtuar, çfarë do të thotë kjo për ju?

Më duhet t’i komplimentoj të gjithë çunat. Unë që i shoh ata çdo ditë në stërvitje, mund t’ju them se janë të gjithë të fortë dhe në formë. Problemi i profesorit tonë është pikërisht ky. Për fat të mirë, ai nuk di kë të zgjedhë. Kjo thjesht na bën të lumtur edhe ne. Mendoj se jemi super.

Trajnerët po hasin vështirësi në motivimin e lojtarëve, a po ndodh e njëjta gjë tek Teuta?

Jemi të karikuar, të them të drejtën. Fakti që vijmë pas një sezoni fantastik me dy trofe të fituar dhe një kualifikim në Ligën e Europës na ka shtuar pozitivitetin dhe dëshirën për të ëndërruar. Asnjëherë nuk do të na mungojë forca për të ecur përpara, përtej pengesave

Domethënë nuk keni asnjë lloj shqetësimi të këtij tipi?

Ndërprerja e gjatë ka edhe risqet e veta dhe specialistët i kanë radhitur ato. Ne çdo javë përgatitemi sikur të nisë kampionati dhe kjo mund të ndikojë jo vetëm në rendimentin tonë, por edhe në anën psikologjike.

Në një vit keni arritur shumë. Çfarë ka ndikuar në rritjen e Vilës si futbollist?

Familja, pa dyshim, por nuk mund të mos përmend të gjithë trajnerët me të cilët kanë punuar. Kur askush nuk shpenzonte asnjë qindarkë për mua, ata ishin pranë meje dhe më besuan. Kjo është arsyeja pse unë stërvitem gjithmonë shumë, pasi dua t’ua shpërblej mundin.

E kishit menduar që në këtë moshë do të ktheheshit në një të rëndësishëm formacioni?

Çdo gjë që po më ndodh, nuk e prisja. Me një stërvitje të fortë dhe synime të qarta, mund të arrihet gjithçka.

Cila është ndeshja që keni më shumë për zemër dhe nuk do ta harroni kurrë?

Epo, e vështirë të zgjedh, por kujtoj gjithnjë me shumë dëshirë finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës. Në atë takim që morëm trofe, unë shënova edhe golin e dytë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në fushë ka bërë rivalë të tërbohen, por edhe jashtë fushave Diego Armando Maradona kishte miq e armiq, ndonëse pas ndarjes nga jeta e kë

Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Mara

I lumtur për suksesin që skuadra e tij arriti në transfertën e San Siros ndaj Interit, trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane në k

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit botëror që u nda nga jeta një ditë më parë e ka lënë mesazhin që dëshiron t’i shkruhet mbi v

Nga sot një vit më parë Shqipëria përjetoi një tmerr të vërtetë pas atij tërmeti të frikshëm me epiqendër Durrësin.

Lionel Messi ka shkruar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e legjendës argjentinase të futbollit botëror, Diego Armando Maradona.

Trajneri i Teutës, Edi Martini nuk fshehu dot zhgënjimin pas barazimit 0-0 me Vllazninë në Durrës.

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore.

Vdekja e Diego Armando Maradona, idhullit dhe ikonës kombëtare, i cili vdiq pas një arresti kardiak këtë të mërkurë, e zhyti Argjentinën

Eshte ndarë nga jeta ditën e sotme legjenda e futbollit, argjentinasi Diego Armando Maradona.