Lorenco Vila gjeti përsëri rrugën e rrjetës me Teutën, teksa shënoi golin e avantazhit ndaj Apolonisë. Vila u shpreh:

“Jam shumë i lumtur për shënimin e golit, por më shumë për fitoren. Ishte një ndeshje e vështirë, e kishim vlerësuar si duhet dhe ia dolëm.

Edhe para ndeshjes, me shokët e ekipit thamë që kemi edhe 10 finale, tani kanë mbetur 9 të tilla.

E ardhmja? I takon klubit të vendosë për ofertat. Fjalë për  oferta ka, por për gjithçka vendos klubi, e kanë ata në dorë.”, tha Vila.