Dejan Lovren duket se ka inate personale me Serxho Ramosin. Pas fitores me Spanjën, në një transmetim drejtpërdrejt nëpërmjet llogarisë së tij në “Instagram”, kroati shprehet:

“E qëllova mirë me bërryl. A-ha 3-2. Vazhdo dhe fol tani, shoku. Shokuuu (i referohet Ramos-it duke bërë gjeste). Ata janë një tufë frikacakësh. Vetëm ky flamur ia vlen (bën me gisht flamurin kroat dhe mbulon atë spanjoll). Tani mposhtim dhe Anglinë dhe largohemi si bosa.”