Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën Champions.

Ndeshja nuk ishte aq e qetë, teksa këtë e konfirmon edhe një episod gjatë sfidës, mes trajnerit të Napolit, Xhenaro Gatuzo, dhe sulmuesit të Sampdoria, Fabio Kualjarela.

Pas një goditje dënimi Gatuzo ankohet dhe Kualjarela i kthehet: “Çfarë ka trajner?! Për luftë jemi këtu?! E shikon çfarë ndodhi!”

Ndërkohë në këtë moment ndërhyn Gatuzo përsëri duke i thënë: “Çfarë të ndodhi?! Ku është problemi yt? Luaj aty dhe mos i prishim marrëdhëniet mes nesh. Çfarë dëshiron?”