Turqia ka humbur të dytën miqësore në pak ditë edhe kundër Shqipërisë. Për këtë, mediat turke kanë vënë nën akuzë trajnerin Mirçea Luçesku.

Katastrofë” ka qenë titulli i “haberturk.com”. Referuar faktit që Turqia është mundur nga një skuadër, e cila ka luajtur me dhjetë veta për 50 minuta, mediat ia kanë faturuar të gjithë fajin trajnerit Luçesku.

Është e papranueshme që të shohësh Turqinë që nuk mund as ta barazojë një skuadër që luan me dhjetë veta”, vijon komenti.