Vazhdon të mos fitojë Teuta që në Gjirokastër përballë Luftëtarit edhe pse luajti më mirë nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj një kundërshtari që u rikthye të marrë pikë pas 3 javësh. Për durrsakët ky ishte barazimi i tretë rresht.

Një sfidë pa shumë emocione me të dy skuadrat që më shumë tentojnë të mbrohen se sa shënojnë. Pjesa e parë nuk ka raste shënimi, ndërsa në të dytën është ekipi durrsak që mundohet të reagojë për të arritur golin e fitores.

Megjithatë trajneri Marantas e ka vendosur shumë mirë në fushë ekipin e tij dhe në fund të dy skuadrat ndajnë nga 1 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, Luftëtari ngjitet në kuotën e 7 pikëve duke qëndruar në vendin e parafundit, ndërsa Teuta barazohet me pikë me Kukësin e vendit të katërt që ka grumbulluar 18 të tilla.