Lukaku vrapon drejt Interit, me… 36 kilometra/orë

12/07/2019 - 10:38

Po pret me padurim dhe ngulm t’i bash kohet Antonio Kontes dhe të veshë fanellën zikaltër. Ole Gunar Solskjaer i ka bërë të kuptojë se te Junajtid qëndron prapa Markus Rashfordit dhe pavarësisht se e ka grumbulluar me skuadrën në Perth (Australi), ku po zhvillohet faza përgatitore, momentalisht i ka kërkuar të punojë veçmas.

Megjithatë, Romelu Lukaku nuk dorëzohet. Bomberi belg, në fakt po kërkon të qëndrojë në formë optimale dhe në testet atletike ka regjistruar shpejtësinë maksimale prej 36 km/h, e dyta më e mirë në absolut e grupit. Pra, ka nisur vrapin “drejt” Milanos. Ndërkohë, dy klubet po diskutojnë për transferimin.

Mision i pamundur? Nuk është e thënë, përkundrazi. Sepse në ambientet e Interit filtron optimizëm, edhe për shkak të dëshirës së shprehur nga Lukaku. Jo rastësisht drejtori sportiv zikaltër, Piero Auzilio, fluturoi në Mejfer, Londër, lagjen më të pasur të qytetit, për t’u takuar me drejtuesit e Junajtid: më saktësisht, në rrugën “Stratton”, ku ndodhen zyrat e klubit të familjes Glejzër prej vitit 2011.

Mbledhja është zhvilluar pasditen e djeshme, sipas konfirmimit të mediave italiane. Auzilio është prezantuar me një ofertë zyrtare prej 70 milionë eurosh në total, mes huazimit dhe detyrimit të blerjes. Normalisht, anglezët duhet të japin një përgjigje, që pritet brenda ditëve të ardhshme, si për sa i përket pranimit të shifrës, po ashtu edhe metodës së pagesës.

Interi, pra, ka hedhur baza të rëndësishme për atë që shihet si blerja kryesore e merkatos.Jo më kot Konte e konsideron si sulmuesin e preferuar. Duke konsideruar statistikat e 7 sezoneve të fundit të Premier Ligës, sipas agjencisë “Opta”, 26- vjeçari ka qenë i vetmi lojtar së bashku me Sergio Agueron e Mançester Sitit që ka regjistruar shifër të dyfishtë golash. Pra, një garanci në fizik, shpejtësi dhe realizime.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendimi i konfirmuar edhe nga CAS për të pezulluar me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë Skënderbeun ka krijuar një situatë të pakëndshme t

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për t'u përgatitur për sezonin e ri. 

Triumfi në Champions League ka vënë në gjumë të thellë Liverpool.

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani është futur në histori, si e para lojtare që Reali i Madridit blen për ekipin e tij

Mund të ketë shumë faktorë për dështimin e skuadrave shqiptare në kupat e Europës, por eliminimi i të gjitha ekipeve të Superiores, IPKO

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas fitores 1-0 ndaj Ventspils në “Niko Dovana”, por që për fat të keq nuk arriti t’i sigurojë një

Një shtyllë në start të ndeshjes dhe një eurogol.

Lukaku është sulmuesi që Konte dhe Interi duan të sjellin në Milano, por duket një operacion i pamundur duke marrë parasysh shumën që kër