"Magjia" u prish dhe Cristiano Ronaldo më në fund mundi të shënonte i veshur me fanellën e Juventusit! 2-1 ishte rezultati me të cilin bardhezinjtë fituan ndaj Sassuolos, dhe të dy golat u shënuan Ronaldo.

Sulmuesi portugez zhbllokoi ndeshjen me një gol me fat, pasi topi që bëri karambol në zonë dhe u përplas në shtyllë, i erdhi në këmbë CR7-s, i cili vetëm sa e shtyu në rrjetë.

Ndërsa goli i dytë erdhi pas një goditjeje të bukur me të majtën në zonë. Në fund të ndeshjes shkurtoi diferencën Babacar me kokë, ndërsa Douglas Costa u ndëshkua me të kuq pasi pështyu kundërshtarin.