Maldini dhe Mendez hartojnë strategjinë, Milani ka gati planin për yllin portugez

13/08/2019 - 12:14

Në pritje për të larguar Kastijehon apo Laksaltin, te Milani bëjnë plane për të përforcuar më tej organikën. Dëshira e radhës mban emrin e Bruno Fernandesit, ylli i Sportingut të Lisbonës. Pas një sezoni fantastik, ku në 50 ndeshje shënoi 32 gola dhe ofroi 18 asiste, 24-vjeçari ishte shumë pranë kalimit te Mançester Junajtid, por edhe Totenhemi e Reali i Madridit e tentuan.

Pasi këtyre raundesh të dështuara bisedimesh, djaloshi ka “ngecur” në kryeqytetin e Portugalisë, të paktën për momentin, ndonëse ditë për të gjetur një skuadër të re ka ende shumë. Për ta lënë të lirë, Sportingu i Lisbonës ka qenë i qartë: pretendon 70 milionë euro, një shifër që Milani nuk e disponon aktualisht.

Gjithsesi, kuqezinjtë mund të ngrejnë në këmbë një plan për të arritur te Fernandes dhe për të bërë të mundur rikthimin e tij në Serinë A: ideja e Paolo Maldinit me shokë është ajo nis me shitjen e mundshme të Susos, për 30-35 milionë euro te Fiorentina ose Roma dhe më pas, këto para, plus kartonin e sulmuesit Andre Silva (vlerësohet 25-30 milionë euro) dhe t’ia ofrojnë portugezëve.

Sigurisht që një ide e tillë mund të tundojë jo pak Sportingun, i cili do të linte të largonte një futbollist që nuk duket më shumë i lumtur për të luajtur në Portugali, por në të njëjtën kohë do të arkëtonte një shifër jo të vogël si dhe do të përqafonte një futbollist që e njeh mirë dhe di sesi shënohet me breshëri në kampionatin luzitan. Andre Silva, pavarësisht përvojës aspak pozitive te Milani, ku erdhi me shumë bujë dy vite më parë nga Porto, për 38 milionë euro, ka lënë një kujtim shumë të mirë në Portugali.

Sportingu do ta mirëpriste krahëhapur sulmuesin kuqezi, jo vetëm për cilësitë që ai ka, por edhe për të ndezur edhe më shumë rivalitetin me “armiqtë” e Portos, skuadrës ku 23-vjeçari Silva shkëlqeu dhe ndezi interesin e disa prej klubeve më të mëdha të Europës. Nga ana tjetër, Paolo Maldini mund të shfrytëzojë imazhin e tij gjigant për të pasur edhe ndihmën e menaxherit Zhorzh Mendez, i cili mbulon interesat e të dy lojtarët në fjalë.

Me mjeshtërinë që e karakterizon, agjenti i famshëm mund të shtyjë drejtuesit e Sportingut që të pranojnë ofertën e Milanit, por për të veshur kuqezi Bruno Fernandesin, “Djalli” duhet fillimisht që të shesë Suson dhe më pas do të ketë të gjithë kohën për të arritur te një akord me mesfushorin dhe klubin iberikas.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lukaku vazhdon të punojë shumë, për ta nisur sa më mirë sezonin në Serie A.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romelu Lukaku i ka dërg

Mançester Siti dështoi të sigurojë fitoren e dytë në Premier Ligë, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2, në ndeshjen kundër Totenhemi

Kanë mjaftuar pak ndeshje që situata te skuadra e Bajern Mynih të kthehet përsëri e tensionuar.

Teuta është mundur në miqësoren e parë zhvilluar në Durrës pas kthimit nga faza përgatitore në Korçë.

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.

Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi, pasi nuk konsiderohet në planet e trajnerit të ri.

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Teuta lë Korçën. Pas 14 ditësh mes përgatitjeve intensive, skuadra e ka mbyllur zyrtarisht fazën.