Manaj në telashe, sulmuesi i Kombëtares dënohet nga klubi spanjoll

24/10/2019 - 16:50

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj është në telashe pasi ka thyer sërish disiplinën në dhomat e zhveshjes, teksa drejtuesit e klubit të Albasetes nuk e kanë falur, duke e dënuar atë.

Lushnjari nuk është stërvitur me grupin, teksa kërkohet reflektimi i Manajt për sjelljen e tij. Ka qenë trajneri i skuadrës së Albasetes që ka zbuluar “gabimin” e sulmuesit, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë që ai të grumbullohet në sfidën ndaj Kadizit.

“Manaj ka thyer disiplinën dhe klubi e ka dënuar, gjë të cilën unë e respektoj. Shpresojmë të reflektojë për këtë dhe ka mundësi që të jetë sërish në fushë në ndeshjen ndaj Kadiz por nesër do të vendosim. Ai është stërvitur individualisht nga dënimi”, u shpeh trajneri i Albasetes Ramis.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora, ka vendosur që t’i “rrëmbejë” një tjetër favor kryeministrit Konte, i cili kishte urdhëru

Cristiano Ronaldo dhe Hoze Murinjo e nisën mirë aventurën te Real Madrid, ndërsa dy patriotët kishin marrë përsipër t'i dhuronin trofe ma

Pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, në “rrjetën” e hetimit të krimit ekonomik në Spanjë ka përfunduar sulmuesi i Atleticos së Madri

Rifillimi i futbollit në Portugali u shenjua nga një ngjarje e rëndë ku u përfshi autubusi i skuadrës kryesuese të kampionatit, Benfica.

Në prag të rifillimit të kampionatit, nga Kolegjiumi i Arbitrave u dha këshillimi që gjyqtarët të jenë më të kujdesshëm.

Maqedonia e Veriut ka zyrtarizuar pezullimin përfundimtar të sezonit.

Ndalesa e gjatë për shkak të pandemisë ka ngjeshur kalendarin e Kategorisë Superiore e për këtë arsye ndeshjet e saj do të kthehen përsër

Paolo Tramezzani rikthehet zyrtarisht në stolin e Sion.

Një tjetër tërmet pritet në dhomat e zhveshjes të Barcelonës.

Edi Martini, trajner i Teutës, mendon se skuadra e tij meritonte me shumë në transfertën me Laçin, por gjithsesi e pranoi se mbërritja me