Nga Anglia vijnë lajme negative për të gjitha klubet e mëdha europiane, që ëndërrojnë Pep Guardiolën. Trajneri spanjoll ka arritur marrëveshjen ekonomike për të zgjatur kontratën me Manchester City-n. Një shuplakë kjo për presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, që në ditët e fundit kishte planifikuar për ta zëvendësuar Allegrin pikërisht me Pep.

Sipas “The Sun”, “Citizens” janë gati për ta mbuluar me ar Guardiolën, me një kontratë 5-vjeçare për një total prej 115 milionë eurosh, pra me një pagë që tejkalon 22 milionë euro në vit.

Në bazë të marrëveshjes së re, paga e Guardiolës pëson një rritje prej 5 milionë eurosh në sezon.

Edhe fakti që Manchester City mund të pezullohet në kompeticionet ndërkombëtare nga UEFA, nuk i shqetëson aspak palët, Guardiola qëndron te “Citizens”.