Me Roberto Mancinin gjithmonë e më pranë stolit të Kombëtares Itlaiane, drejtuesit e Zenitit të Shën Petërburgut hedhin sytë nga ish-trajneri i Milanit dhe i Torinos, Sinisa Mihajlovic.

Por rusët nuk do ta kenë aspak të lehtë të arrijnë te serbi, pasi ai vazhdon të jetë i lidhur me klubin “granata” me anë të një klauzole, e cila do t’i rinovonte automatikisht kontratën nëse skuadra e drejtuar momentalisht nga Mazzarri do të kualifikohet në Kupat e Europës.

49-vjeçari dhe klubi torinez duhet të gjejnë një zgjidhje, por duke parë marrëdhënien jo të mirë të Mihajlovic me presidentin Cairo çdo gjë vështirësohet.