Man.United-Jose Mourinho gati rinovimi, £65 milionë për pesë vjet

Postuar: 12/10/2017 - 14:02

Manchester United dhe Jose Mourinho do të nënshkruajnë kontratën e re të bashkëpunimit!

“The Sun” bën me dije se klubi i “Djajve të Kuq” dëshiron të blindojë trajnerin portugez të cilit i ka ofruar 65 milionë sterlina për pesë vjet. Një shifër marramendëse e cila pritet ta bindë “Special One” të nënshkruajë kontratën më të gjatë të karrierës së tij në drejtim klubi.

Mourinho, 54-vjeç është menaxheri më i paguar në botën e futbollit së bashku me kolegun e tij te Manchester City Pep Guardiola, të dy marrin 250 mijë sterlina në javë. Në sezonin e parë me United, edhe pse nuk arriti në katër vendet e para të renditjes së Premier League, Mourinho ia doli ta rikthejë skuadrën në Champions League falë triumfit në finalen e Europa League-s ndaj Ajax-it.

Ndërkohë gjatë verës, “Djajtë e Kuq” kanë bërë një merkato të rëndësishme e cila solli mes të tjerëve në “Old Trafford” emra të spikatur si Luaku dhe Matic. Në dëshirat e Mourinho-s ishte edhe Ivan Perisic i Inter-it, por ky i fundit i rezistoi këmbënguljes të United duke e mbajtur lojtarin kroat në Milanon zikaltër. Manchester United po fluturon këtë sezon…

Djajtë kanë grumbulluar 19 pikë në shtatë javë kampionat duke u pozicionuar në vendin e dytë të renditjes që kryesohet nga Man.City me pikë të barabarta, por me një golavarazh më të mirë. Edhe në Champions League, skuadra e portugezit ka korrur dy fitore në dy javët e para dhe kryeson Grupin A me 6 pikë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milani nuk po arrin më që të fitojë, tre humbje radhazi nuk vinin prej muajit shkurt, e pavarësisht se luftoi, u dorëzua edhe në ndeshjen

Sektori i garave në institucionin e futbollit shqiptar ka shtyrë ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

Pas 8 javësh kampionat, vjen shkarkimi i parë i një trajneri në Serinë A.

Nuk i ka shpëtuar hijes së skandalit supersfida e sotme mes Realit dhe Totenhemit dhe shkak për këtë është bërë një shkrim i gazetës madr

Ndryshe nga dy sfidat e para në grupin B, ndaj Dynamos së Kievit dhe Young Boys, Skënderbeu nuk shikohet si outsider nga kompanitë e bast

Në “Elbasan Arena”, të enjten Skënderbeu do të synojë të marrë fitoren e parë në grupin B të Europa League në një ndeshje shumë të ndjerë

Sampdoria është një nga surprizat e bukura të këtij sezoni në Serinë A, pasi ka grumbulluar 14 pikë në 7 javë, pozicionohet e 6-ta dhe nd

Trajneri legjendar është ndarë sot nga jeta pasi nuk arrit të shpëtonte nga sëmundja e rëndë e cila e mundonte.

   I pakënaqur me atë që skuadra shfaqi në pjesën e parë dhe i vetëdijshëm që për të dalë nga kjo krizë rezultatesh Teutës i duhet shumë

   Kukësi bën dy fitore radhazi në kampionat dhe ruan distancën prej tri pikësh me Skënderbeun kryesues.