Fitorja “in-extremmis” e Napolit në fushën e Juventusit, me gol të Koulibaly 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt ka ekzaltuar edhe Diego Armando Maradona, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale për këtë sukses të ish-skuadrës së tij.

“Mamma mia”, ishte komenti i parë i El Pibe de Oro, më pas erdhi postimi i dedikuar për Koulibaly, heroin e skuadrës së Sarrit në “Allianz”.

Legjenda e Argjentinës është shfaqur me fanellën numër 26 të mbrojtësit të Napolit, duke e falënderuar publikisht: “Kemi një ëndërr në zemër.” Një ëndërr që quhet “schudetto”.