Gjykata Civile e Milanos ka dënuar firmën e njohur të veshjeve Dolce & Gabbana srl që t’i paguajë Diego Armando Maradonës 70 000 euro dëmshpërblim, plus interesat, për “përdorimin e padrejtë” dhe shfrytëzimin e padrejtë tregtar të emrit të “Pibe de Oro”.

Gjithçka lidhte me një event të organizuar në Napoli në vitin 2016. Në atë rast, një modele sfiloi me një fanellë blu, të ngjashme me atë të Napolit dhe që mbante emrin e Maradonës dhe numrin 10 nga pas.

Për gjyqtarin Paola Gandolfi, emri i Maradona “përcjell sugjerime të veçanta të hijeshisë historike dhe përsosmërisë së futbollit” dhe “sipërmarrësve të tretë nuk mund t’u lejohen t’i përdorin ato, pa pëlqimin e personit që zotëron të drejtën”.

Kampioni argjentinas u ndihmua në këtë çështje nga avokatët dhe profesorët Ulisse Korea (Studio Marini), Antonio Tigani Sava dhe Luca Albano.