Diego Armando Maradona është rikthyer të flasë për kombëtaren e Argjentinës. El Pibe D’Oro në intervistën e tij ka prekuar disa tema për albicelstët, ku sigurisht më kryesorja është angazhimi i skuadrës në Botërorin Rusi 2018.

57-vjeçari është shprehur se skuadra duhet të përkushtohet maksimalisht nëse kërkon të arrijë deri në fund të garës.Gjithashtu Maradona ka dhënë opinionin e tij për disa lojtarë të cilët duhet të grumbullohen me skuadrën, teksa fokusi më i madh ka qënë për repartin sulmit.

  El Pibe D’Oro nuk ka asnjë dyshim që pjesë e Argjentinës në Botërorin Rusi 2018 duhet të jetë Carlos  Tervez. I njëjti mendim shkon  edhe për sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuanin , por nuk kursen aspak Mauro Icardin e Interit për të cilin shprehet me tona të ashpra.

Për Maradonën, Higuain e meriton ti jepet një mundësi, ndërsa për Icardin nuk është aspak i këtij mendimi. Maradona shfaqet kategorik në përgjigjen e tij, sulmuesi zikaltër nuk ka vend në radhët e kombëtares së Argjentinës.

Kjo nuk është hera e parë që El Pibe D’Oro s nuk është kursyer për  të lëshuar kritika në drejtim të Icardit dhe të njëjtën gjë ai e ka bërë sërish.