Diego Armando Maradona drejtoi seancën e tij të parë stërvitore si trajneri i ri i Gimnasia në La Plata.

Stadiumi i tej mbushur me 20000 spektatorë, dhuroi një shfaqje emocionuese nga e cila Maradona shpërtheu në lot.

I gjithë stadiumi shpërtheu në brohoritje “Kush nuk kërcen është një anglez” dhe pamjet ishin spektakolare. Maradona u shpreh:

“Ndryshe nga çfarë thonë në media, unë do të jem i pranishëm në çdo stërvitje. Ata që nuk stërviten nuk do të luajnë. Ky ekip do të jetë një shembull, unë nuk jam magjistar por më pëlqen të punoj, ashtu siç kam bërë gjithë jetën time”, përfundoi legjenda e futbollit.