Diego Armando Ma radona është i ftu ari dhe analisti special i televizionit “Telesur”, edhe pse në lidhje direkte nga Rusia, ku prej një jave ka startuar Botërori i 21-të i historisë. Duke parë debatin e madh që ka ndezur loja e bardhekaltërve në debutim kundër Islandës, kanë dashur mendimin e ish-trajnerit të kombëtares për ndryshimet e mundshme që duhen bërë, në mënyrë që Argjentina të dalë nga kriza.

Dhe sipas Diego Armando Maradonës, problemi më i madh i kësaj skuadre është ish-dhëndri i tij, Serxho “Kun” Aguero. Edhe pse ky i fundit shënoi golin e vetëm ndaj Islandës për Argjentinën, dëmtimi i pësuar përpara Kupës së Botës e bën që të mos ketë ritmin për të përballuar një ndeshje si titullar.

"Të gjithë e kapën me Mesin në sfidën e parë, por asnjë nga skuadra nuk e ndihmoi, shumë pak ishin ata që lëvizën muskujt në fushë. Argjentina ka mundësi dhe duhet të gjejë menjëherë rrugën e duhur për të dalë nga kjo krizë loje. Unë shpresoj shumë që për ndeshjen kundër Kroacisë të ketë ndryshime të rëndësishme në formacion, sepse ndaj Islandës u panë qartë se çfarë mungoi. Çfarë duhet ndryshuar? Pikësëpari, në fushë nuk duhet të mungojë Pavon, një lojtar që më mahnit dhe që di të mbajë ritmin e Mesit dhe ta ndihmojë atë. Për të ndryshuar gjërat nga mesfusha e sipër, duhet me çdo kusht Pavoni. Ai duhet të marrë vendin e… Më duhet ta them, edhe pse më vjen keq për vajzën dhe nipin tim, por Pavon duhet të spostojë në pankinë Agueron. Ai nuk i ka 90 minutat në këmbët e tij dhe kjo u pa qartë ndaj Islandës. Nëse ‘Kun’ luan sërish nga minuta e parë ndaj Kroacisë, atëherë kam frikë se do ta vuajmë shumë këtë zgjedhje dhe këtë Botëror. Unë mendoj se nëse Argjentina kërkon të dalë në lojën e saj dhe të jetë e shpejtë, e paparashikueshme dhe e rrezikshme, duhet që të luajë nga minuta e parë me Pavonin dhe me Higuainin në sulm. Unë jam i bindur se këto dy lëvizje do t’i jepnin kombëtares ato që na munguan në debutim", analizoi Maradona.