Diego Armando Maradona ishte i ftuar në Kalkuta të Indisë për të përuruar statujën e tij prej bronzi, tre metra të lartë, që kujton momentin kur El Pide de Oro ngriti lart Kupën e Botës në vitin 1986 në Meksikë.
Por sikurse në rastin e statujës së Cristiano Ronaldos, lë shumë vend për diskutim ngjashmëria e veprës me pamjen e atëhershmne të legjendës së futbollit.
Vetëm Maradona, i ftuar për të zbuluar këtë statujë, u surprizua kur e pa për herë të parë.
Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, pasi vënë në diskutim cilësinë e portretit të Maradonës.