Sherif Kallaku nuk jep detaje, por skuadra e tij e re nuk do të jetë as Slask Vorklav dhe as CSKA Sofje. Është arritur një marrëveshje në parim mes palëve që fantazisti të luajë për Lokomotivën e Zagrebit në Kroaci, një ekip i mbushur me lojtarë shqiptarë.

Megjithatë, i pyetur në lidhje me zërat e merkatos, vetë lojtari deklaroi: “Janë klube të interesuara, por unë do ta marr me qetësi. Nëse do të kisha marrë vendim për të ardhmen, do ta thosha.

Shpresoj të bëhet më e mira, si për mua dhe klubin nga ana financiare. Kemi edhe pesë ndeshje, por edhe finalen, që unë besoj se do të shkojmë për të fituar Kupën”.