24/01/2021 - 18:35
Trajneri i Teutës Edi Martini, i shoqëruar nga kapiteni, Renato Arapi kanë dalë sot në konferencën zyrtare për media, një ditë përpara ndeshjes me Partizanin.
Martini u shpreh se skuadra e tij është ekip më i mirë se Vllaznia e Partizani dhe se ekipi i tij ka gjendje fizike më të mirë se kundërshtari i nesërm.
Më tej, ishte kapiteni i Teutës, Renato Arapi i cili foli për këtë ndeshje. Arapi shpreh besimin se skuadra e tij do të dijë të reagojë siç duhet dhe pavarësisht vështirësi që ka kjo përballje, Teuta do futet në fushë vetëm për tri pikë.
/portali DurresLajm/